11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Cili është mesazhi të cilin e përçuan pjesëmarrësit e seancës në Kuvend përmes ngjyrës portokalli?

Rekomandime

Në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës plenare, është vërejtur ngjyra portokalli. Pjesëmarrësit në Kuvendin e Kosovës këtë ngjyrë e kanë veshur, e disa prej tyre edhe e kanë lidhur në mikrofonin para tyre.

- Advertisement -

Arsyeja pse në Kuvend shihet theksohet ngjyra portokalli më shpesh se zakonisht, është për shkka të mesazhit që deputetët po e përçojnë.

Glauk Konjufca, Armend Zemaj, Time Kadrijaj, Bekim Haxhiu, Avdullah Hoti, Ganimete Musliu, Driton Selmanaj… ishin vetëm disa nga pjesëmarrësit në seancën e Kuvendit që u ngjyrosën pak me portokalli.

Pos Kuvendit, në shënim të hapjes së fushatës – 16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave, Agjencia për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, ka ndriçuar me ngjyrë të portokalltë edhe ndërtesën e Qeverisë së Repubikës së Kosovës.

- Advertisement -

Sot paradite, Kryeministri Albin Kurti, bëri hapjen e fushatës duke bërë thirrje për gratë që të kenë më shumë solidaritet gjinor, kurse burrat më shumë emancipim për barazinë gjinore.

Ai theksoi se përkushtimi institucional e shoqëror për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, vazhdon çdo ditë.

- Advertisement -

Me sloganin “Ngjyrose botën portokalltë”, fushata ndërkombëtare 16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave fillon më 25 nëntor, në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe zgjat deri më 10 dhjetor, në Ditën e të drejtave të njeriut.

Si pjesë e kësaj fushate, ndërtesat ikonike në mbarë botën ndriçohen me ngjyrë të portokalltë, për të sjellë vëmendje në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Ngjyra e portokalltë simbolizon një të ardhme të ndritur dhe pa dhunë, për gratë dhe vajzat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit