1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çitaku: Albin Kurti s’është tradhtar

Rekomandime

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku po e konsideron iniciativën “Ballkani i Hapur” si një shumëfishim të iniciativave paraprake, pjesë e të cilave tashmë është Kosova.

- Advertisement -

Duke iu referuar si ‘minishengeni’, ajo tha se këtë iniciativë e sheh si një projekt të padëmshëm por që nuk i zgjidh problemet që janë krijuar mes Shqipërisë e Kosovës, krejt fal mospajtimeve politike.

“Çfarë mendoj unë për minishengenin? Është duplifikim i shumë iniciativave të tjera rajonale. Nuk ka asgjë në atë iniciativë e që nuk e kemi në iniciativat e tjera.

Për mua edhe minishengeni edhe këto iniciativat e tjera nuk është se janë të dëmshme, por janë të pamjaftueshme sepse nuk e zgjedhin thelbin e problemit. E thelbi i problemit janë mospajtimet politike.”- tha Çitaku në ATV.

- Advertisement -

Ftohjen e marrëdhënieve mes Ramës e Kurtit, ajo e sheh si prodhim të “Ballkanit të Hapur” produkt i së cilës është një arenë kacafytjesh brendashqiptare, por asnjëherë një tradhti nga ana e kryeministrit shqiptar, Edi Rama apo atij të Kosovës, Albin Kurtit.

“Me thënë që Edi Rama është tradhtar, është absurde. Unë nuk mendoj që ka tradhtar mes nesh. Sot është edhe e pamundur me pas tradhtarë sepse çdo gjë vërehet lehtë. Është absurde të mendohet. As Albin Kurti nuk është tradhtar. Këtu ka njerëz me të cilët mund të pajtohem apo mund të mos pajtohem, por kjo akuza për tradhti është tërësisht, jo veç pashije, por po ndjellë një lloj diskursi të cilin ndoshta e kemi parë vetëm menjëherë pasluftës, por jo më në Kosovë,” – u shpreh tutje Çitaku.

- Advertisement -

Deklaratën e plotë të Çitakut për Kurtin, e gjeni në videon më poshtë:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit