0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Çitaku e konsideron pazar kalimin e deputetes Grainca në LVV: PDK-ja të marrë mësim

Rekomandime

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku e vlerëson si pazar kalimin e deputetes Adelina Grainca nga Partia Demokratike e Kosovës në Lëvizjen Vetëvendosje

Çitaku ka thënë se deputetja Grainca ka mungesë të vetëdijes politike.

- Advertisement -

Me ndërru mendjen, qëndrimin dhe pozicionimin politik në demokraci është normale. Herë ndryshojnë rrethanat, e herë ndryshojmë vet.

Ama, me ndryshu tabore politike brenda orës, pa asnjë arsye të artikuluar, është as më shumë e as më pak se mungesë elementare e vetëdijes politike. Është reduktim i politikës në pazar”, ka shkruar Çitaku.

Veprimin e deputetes Adelina Grainca, Çitaku e ka parë si oportunizëm politik, e jo sakrificë e veprim në interes të Kosovës.

- Advertisement -

Deputetja Grainca nuk kaloi në VV sepse donte që Kosova me çdo kusht të shmangte zgjedhjet e parakohshme, sepse zonja Grainca hyri në sallë në raundin e dytë, dhe vota e sajë ishte e panevojshme; as pse kishte shprehur ndonjë paknaqësi ne grupin e sajë parlamentar lidhur me orientimet politike të PDK-së.

Motivin e din më së miri ajo vet, por aman mos na e veshni oportunizmin politik me interes për Kosovën e sakrificë”, ka shkurar Çitaku.

- Advertisement -

“Poashtu, shpresoj që Partia Demokratike e Kosovës të marrë mësim. Të nisë procesin e reformave. Opozita është gjithmonë e rëndësishme, e posaçërisht tani”, ka theksuar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit