9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Çitaku i reagon Sallahut: Jeni zv.ministër, mos u shërbeni me fjalë korridoreve

Rekomandime

Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku i ka reaguar zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahut që ka thënë se dikush nga të akuzuarit e Speciales ka marrë më shumë para se sa që shihet me akte nënligjore, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Çitaku në Facebook ka shkruar se të akuzuarve të Speciales po ju bëhet luftë speciale në Kosovë.

Ajo ka thënë se Sallahu që është zëvendësministër nuk duhet të shërbehet “me fjalë korridoreve”, por të kërkojë qasje në informacion.

Ish-ambasadorja ka thënë se deklarata e tillë është joprofesionale dhe papjekuri.

- Advertisement -

““Flitet nëpër ministri që dikush nga të akuzuarit ka marrë para më shumë se që parashihet me akte nënligjore, sa është e saktë nuk e di.”

Të akuzuarve të speciales po ju bëhet luftë speciale në Kosovë. Ju zotëri jeni zvMinistër. Ju keni qasje në informacion. Ju nuk keni nevojë të shërbeheni me fjalë të korridoreve. Është joprofesionale dhe papjekuri”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit