1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çitaku: Të hënën Kurti do ta nënshkruajë Asociacionin

Rekomandime

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën ”do ta nënshkruajë Asociacionin“.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka deklaruar se ”plani frank-gjerman nuk ka pikur nga qielli“.

- Advertisement -

”Ai është produkt i negocimit të Kryeministrit tash e dy vite”, thotë ajo.

Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq më 27 shkurt.

Sipas Çitakut, Kurti do të nënshkruajë marrëveshje për armëpushim e jo marrëveshje finale me njohje reciproke.

- Advertisement -

“Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin e tij për të vazhduar dialogun edhe për një dekadë”, ka deklaruar Çitaku ndër tjerash.

“Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruajë zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik”, vazhdon ajo.

- Advertisement -

”Kaq për gjenialitetin e Kryenegociatorit Kurti“, përfundon kritika e Çitakut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit