-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Çka i kishte thënë Mustafai fotografit amerikan kur ai ia bëri foton

Rekomandime

Fotografia e një burri nga qyteti i Mitrovicës që tregon fotografitë e dy fëmijëve të tij që mendonte se ishin vrarë nga serbët, është njëra nga pamjet më të njohura të luftës në Kosovë, e këtë fotografi e kishte realizuar fotografi amerikan Peter Turnley.

Peter Turnley është një fotograf i njohur amerikan, i cili realizoi shumë prej fotografive të rëndësishme të pamjeve nga lufta në Kosovë. Por një prej tyre, më shumë se të gjitha i preku zemrat e njerëzve.

- Advertisement -

Një pikëllim i tillë duket ka lënë gjurmë të thella edhe mbi autorin e fotos, të cilin dëshpërimi i këtij babai e ka përndjekur për një kohë të gjatë.

Mustafai më kishte thënë se këta ishin fëmijët e tij, dhe ndoshta ia kishin vrarë në luftë serbët”, kishte komentuar fotogrfi ngjarjen.

Mustafa Xaja është personazhi kryesor i kësaj fotografie. Kjo megjithatë, ishte një histori me fund të lumtur. Pas kthimit në Kosovë, ai pa se familja e tij ishte gjallë dhe e sigurt.

- Advertisement -

Në një artikull të ‘Newsweek’, Turnley tregoi se i ishte afruar Mustafait, pasi i kishte rënë në sy si një burrë i madh dhe i fortë, por që fshihte brenda vetes shumë pikëllim.

“Ai duke qarë nxori kuletën dhe më tregoi dy fotografi të vogla të një djaloshi dhe një vajze të mrekullueshme”, ka qenë komenti i fotografit.

- Advertisement -

Përpara dy dekadash, kjo foto qëndroi në kopertinën e ‘Newsweek International’ dhe vazhdon të mbetet po aq e fuqishme akoma edhe sot.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit