Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së LDK-së është vendosur për ngritjen e një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.
Koalicioni VV-LDK duket se ishte jetëshkurtër, pasi gjërat janë përkeqësuar nga vendimi i kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e ministrit nga radhët e LDK-së, Agim Veliu.
Por çka në fakt nënkupton mocioni i mosbesimit?
Mocioni i mosbesimit duhet votuar në Kuvendin e Kosovës jo më vonë se pesë ditë as më herët se dy ditë nga ngritja e tij.