1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Çka përmban “Deklarata e Përbashkët” që Kurti e propozoi në Bruksel?

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë publike tekstin e deklaratës së përbashkët që e propozi në takimin e dytë në Bruksel me delegacionin e Serbisë. Këta të fundit e refuzuan ende pa e lexuar propozimin e kryeministrit kosovar.

- Advertisement -

Në “Deklaratën e Përbashkët për mos agresion, mos suImim dhe zgjidhje paqësore të konflikteve” flitet për mos suImim ndërmjet dy vendeve, respektim të kufijeve, çështjen e minoriteteve dhe ndihmë reciproke për procesin e integrimeve evropiane.

“Në mënyrë reciproke, ne zotohemi të kursehemi nga kërcënimi apo përdorimi i forcës kundër njëri-tjetrit dhe solemnisht marrim për sipër të bëjmë përpjekje në mirëmbesim për të arritur një marrëveshje të përgjithshme, ligjërisht obliguese me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve në një mënyrë të qëndrueshme dhe jetëgjatë”, thuhet në deklaratën e propozuar nga Kryeministri Kurti.

Tutje në dokument që ka tërësisht 6 nene, thuhet se palët duhet të përbahen nga suImi apo agresioni ushtarak ndaj njëra-tjetrës.

- Advertisement -

“Të dyja palët marrin për sipër të respektojnë në mënyrë strikte kufijtë e njëra tjetrës dhe nuk duhet, as tash e as në të ardhmen, të bëjnë ndonjë përpjekje për të okupuar, pushtuar, aneksuar apo kontrolluar ndonjë pjesë apo tërë territorin e njëra-tjetres”, thuhet në dokument.

Në nenin III flitet për reciprocitetin në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të minoriteteve ku përmendet asociacioni i shqiptarëve në Serbi dhe i serbëve në Kosovë.

- Advertisement -

“Palët duhet të punojnë së bashku për të themeluar sistemin më të avancuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave për komunitetin shqiptar në Serbi dhe për komunitetin serb në Kosovë me qëllimin e arritjes së paqes jetëgjatë dhe të qëndrueshme ndërmjet vendeve tona në respektim të plotë të parimeve të reciprocitetit dhe në përputhje me vlerat evropiane dhe aktet ndërkombëtare”, thuhet në pjesën e parë të nenit III.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit