1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çka pritet të ndodhë në samitin virtual mes Hotit e Vuciqit

Rekomandime

Saktësisht pas një viti vonesë, sot pritet të mbahet Samiti i Parisit për t’i dhënë mbështetje politike dialogut Kosovë-Serbi

- Advertisement -

Ani pse virtualisht dhe në distancë, dy liderët evropianë, Merkel dhe Makron, pritet t’i japin shtysë dhe dinamikë të re rikthimit në tavolinën e bisedimeve mes shteteve fqinje më 12 korrik në Bruksel. Megjithëkëtë, nga njohësit politikë po vlerësohet se aty nuk do të ketë diçka konkrete për palët në arritjen e një marrëveshje finale.

Hulumtuesi i politikave në organizatën Demokraci për Zhvillim, (D4D), Visar Xhambazi, thotë për KosovaPress se në samitin e sotëm fokusi do të jetë në krijimin e modaliteteve praktike për dialogun.

“Ky samit virtual besoj që është një lloj fokusi i Berlinit, përkatësisht kancelarja, Merkel dhe presidentit francez, Makron që t’i jap fuqi politike shtytëse dialogut që pritet të rifillojë dy ditë më vonë. Për shkak se nuk kemi pasur bisedime për më shumë se dy vite, fokusi kryesor do të jenë krijimi i modaliteteve praktike në mënyrë që të shihet se si të vazhdohet tutje”, thotë ai për KosovaPress.

- Advertisement -

Këtë samit, analisti politik, Albinot Maloku po e sheh si vazhdimësi të samitit të Berlinit një vit më parë. Ai nuk pret diçka konkrete nga ky samit për Kosovën.

“Takimi i Parisit është vazhdimësi e takimit të Berlinit. Është një insistim i presidentit Markon dhe kancelarja Merkel që të ketë një konkretizim hapash nga BE-ja në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mund të jetë një yvyrtyrë ky takim në mundësinë e konkretizimin e hapave të mëtutjeshëm. Aktualisht nuk shoh ndonjë diçka të veçantë dhe të prekshme për Kosovën”, thotë Maloku.

- Advertisement -

Ndërkaq, Jeta Krasniqi nga KDI-ja thotë se ky samit do të rikonfirmojë mbështetjen evropiane karshi dialogut Kosovë-Serbi.

“E dimë që të premten pritet të ketë një samit i cili prapë do të ndërmjetësohet nga ana e presidentit Makron, po edhe kancelarja gjermane Merkel dhe këto të dyja duket sikur një mbështetje për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili tashmë do të ndërmjetësohet dhe do të vazhdojë ndërmjetësimi nga përfaqësuesi i lartë po edhe nga emisari special Lajçak”, thotë ajo.

Më 27 qershor në Uashington ka dështuar rikthimi në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si pasojë e propozim-aktakuzave ndaj dy liderëve të UÇK-së, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Ndërsa këtë të diele kryeministri, Avdullah Hoti pritet të takohet me presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit