2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çka shkruan “Avaz”: Nëse Vuçiq nuk pranon Kosovën dhe nuk rrëzon Srpsken, ndërkombëtarët e sjellin në pushtet dikë që e plotëson këtë

Rekomandime

Gazeta serbe “Telegraf” e ka quajtur dramatike artikullin e shkruar në gazetën boshnjake “Avaz” ku thuhet qartë se “Nëse Vuçiq nuk pranon Kosovën dhe nuk rrëzon Srpsken, ndërkombëtarët e sjellin në pushtet dike që e plotëson këtë.

Kjo sipas gazetës është përpjekje e re e shantazhimit të Serbisë në mënyrë që të njihet shtati “i rrejshëm” i Kosovës dhe të lëshoj “sikur ujin” Republika Spska.

- Advertisement -

Në artikullin e “Avazit” ndër tjera thuhet se nëse Vuçiq nuk është i gatshëm të plotësoj kërkesën e Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin amerikan, atëherë faktori ndërkombëtar duhet të sjell dike në pushtet që të plotësojë kërkesën e tyre.

Në artikull precizohet se sot do të takohet përsëri Komiteti për Politikë të Jashtme i Kongresit, ku pritet të ritheksohet kjo kërkesë.

Dëgjimi në Komitetin për Politikë të Jashtme në Kongres në të cilin sipas “Avaz” do merr pjesë edhe eksperti i çështjeve të Ballkanit Server, pritet që të i bëjë thirrje administratës amerikane për angazhim më të fuqishëm kur bëhet fjalë për evitimin e recesionit të Republika Spska dhe njohjen e plotë të shtetësisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit