Familjarët e kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit, u shprehën të lumtur për këtë arritje të tij.
Bashkëshortja Meliza Krasniqi uroi përmes Facebookut, duke thënë se beson në ndryshimin që do ta bëjë ai.
Edhe axha Izedin Krasniqi beson që nipi i tij do të arrijë sukses, përkundër rrethanave të vështira politike. Ky thotë se Memli është i gatshëm për ta udhëhequr një subjekt politik.
Fjalë të mira kanë edhe në fshatin Brezhnicë të Vushtrrisë, prej nga e ka prejardhjen Memli.
Një pjesë e familjes Krasniqi jeton në Mitrovicë, por vetë kryetari i ri i PDK’së është lindur e rritur në kryeqytet./klankosova