1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Çka thoshte Fadil Syleviqi në deklarimin e fundit për media

Rekomandime

Policia e Kosovës sot ka konfirmuar se është gjetur pa shenja jete në afërsi të Liqenit të Badovcit, ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi.

Por çfarë kishte thënë Syleviqi në një deklarim të fundit që e kishte pasur për media.

- Advertisement -

Ai ishte kontaktuar nga Gazeta Express, pasi gazetari Milaim Zeka kishte publikuar një foto të tij ku shihej bashkë me Salih Mustafën e arrestuar nga Gjykata Speciale.

Në një prononcim për Gazetën, ish-hetuesi kishte thënë që fotografi ishte më e vjetër se një vit.

“Ajo fotografi është një vit e vjetër sigurisht, mezi e identifikova cili është ai vend. Është foto shumë e vjetër.

- Advertisement -

Nuk kam koment diçka lidhur me të”, thotë ai, teksa shton se sa i përket Speciales nuk ka pasur kontakt me Mustafën.

“Unë në atë drejtim nuk kam pasur kontakte”, kishte thënë ai.

- Advertisement -

Express e kishte pyetur Syleviqin nëse ka marrë ftesë për intervistim nga Specialja. Ai ka bërë të ditur se nuk prononcohet më shumë për këtë temë, duke shtuar se deri më tani nuk ka ftesë.

“Këto janë personale, nuk jam për me u prononcu, thjesht nuk kam ftesë, këtë mundem me thanë me tepër jo”, kishte thënë ai. /GazetaExpress/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit