1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Clark: Besohet se Putin solli rusët në aeroport, por ata gabuan dhe ne i rrethuam

Rekomandime

Ish-Gjenerali i NATO-s që udhëhoqi bombardimet ndaj serbëve, Uesley Clark, ka treguar se si rrodhi ngjarja e ardhjes së forcave ruse në Aeroportin e Prishtinës.

Ai tregon edhe se ishin dy shtete ballkanike që nuk lejuan forcat përforcuese ruse të kalonin nëpër territorin e tyre drejt Kosovës dhe bisedën me Michael Jackson.

- Advertisement -

Ishte një operacion sekret rus që besohet se ishte përgatitur nga Putini. Ai nuk e pranoi kurrë këtë pasi nuk kishte suksese.

Pasi po të kishte do të merrte përgjegjësinë”, thotë ai.

Rusët nxorën tankset dhe trupat nga Bosnja dhe mori rrugën nga autostrada e Serbisë drejt aeroportit të Prishtinës.

- Advertisement -

Ata morën aeroportin dhe ne arritëm pasditen tjetër. Kishte njëfarë ngërçi.

Pas kësaj ishin tre regjimente ruse vigjilente që do të vinin si përforcime dhe ndoshta do të mundoheshin të merrnin Mitrovicën apo Prishtinën.

- Advertisement -

Ne nuk e dinim saktësisht por e dinim se duhet të ishim të përgatitur”, shtoi ai në Klan.

Ai tregon edhe bisedën e famshme me ish-gjeneralin Michael Jackson për t’iu dalë përballë rusëve.

Jacksonit i thamë se duhej të mundohej të bllokonte autostradën.

Ai ishte i raskapitur nga aksionet e gjata gjatë ditës dhe frikësohej edhe nga fillimi i Iuftës së tretë botërore.

Por e vërteta është se rusët gabuan.

Ne i rrethuam.

Duhej vetëm t’i mbanin nën kontroll dhe të ndalonim përforcimet.

Përforcimet i ndalen Rumanisë dhe Bullgaria.

U thanë trupave ruse të nuk mund të kalonin nga territori i tyre.

Komandanti i forcave ajro më thërret dhe më thotë: Shef do të rrëzojmë forcat ajrore ruse nëse cënojnë hapësirën i thashë po, por ishte çështje politike e nxehte.

I thirra ata në Uashington. Por për fat, rusët nuk u futën dhe kjo u evitua”, përfundon Clark.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit