1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

‘Ç’menden’ serbët pasi Thaçi mori në mbrojtje ish-avokatin e Gotovinës: Specialja i’a plotësoi dëshirën

Rekomandime

Mediat serbe kanë reaguar me nervozë pasi ish-avokati i gjeneralit kroat Ante Gotovina, Gregory W. Kehoe ka pranuar të jetë avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë ditës së sotme është raportuar se tani e tutje, Thaçi do të përfaqësohet nga Kehoe përpara gjyqtarëve të Speciales.

Gregory W. Kehoe edhe zyrtarisht avokat i Hashim Thaçit

- Advertisement -

Ndërsa, kjo në mediat serbe është pritur shumë keq. Ata kanë thënë se Gjykata Speciale “ia ka plotësuar dëshirën”, Thaçit.

‘B92’-shi serb ka publikuar artikullin lidhur me këtë çështje dukë e titulluar “dëshira u përmbush”.

- Advertisement -

Edhe ‘Alo.rs’ gjithashtu ka raportuar ngjashëm me B92, duke thënë se Gjykata Speciale ia ka plotësuar dëshirën ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi duke harruar se Thaçi ka të drejtën e garantuar për të zgjedhur mbrojtjen.

- Advertisement -

Shumica e mediave serbe kanë raportuar në mënyrë të ngjashme duke e quajtur “dëshirë të plotësuar”, për Thaçin faktin se Gjykata Speciale ka vepruar sipas legjislacionit të saj. /gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit