-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Çmendet diktatori Putin”, planifikon futjen e ligjit ushtarak – dënim me burg deri në 15 vite

Rekomandime

“Këshilli i Federatës Ruse do të mbajë një takim të paplanifikuar të premten, duke çuar në spekulime të përhapura në Moskë se vendi mund të vendosë ligjin ushtarak, raporton the Guardian.

Futja e ligjit ushtarak do t’u jepte autoriteteve kompetenca gjithëpërfshirëse për të kufizuar lirinë e lëvizjes dhe lirinë e fjalës.

- Advertisement -

Tatyana Stanovaya, një analiste e njohur politike ruse dhe themeluese e R.Politik, të mërkurën në mbrëmje, postoi në Twitter se vendosja e një ligji ushtarak do të ishte një “skenar logjik”.

“Shpallja e ligjit ushtarak do t’i lejojë autoritetet të futin censurën ushtarake, të rrisin sekretin e aktiviteteve të shtetit dhe veprimet e organeve lokale.”

Me futjen e ligjit ushtarak, kompetencat e organeve të zgjedhura, autoriteteve vendore dhe zyrtarëve zgjerohen automatikisht.

- Advertisement -

Herën e fundit që u thirr një mbledhje e paplanifikuar e Këshillit të Federatës, organi miratoi lejen e Presidentit Vladimir Putin për të përdorur forcën ushtarake jashtë vendit, dy ditë përpara pushtimit të Ukrainës nga vendi më 24 shkurt.

Këshilli i Federatës tha se do të diskutojë zyrtarisht të premten një paketë masash kundër krizës në përgjigje të sanksioneve perëndimore.

- Advertisement -

Mbi 6 mijë 500 rusë janë arrestuar deri më tani në të gjithë Rusinë gjatë protestave kundër luftës, sipas faqes së pavarur të monitorimit OVD-Info.

Rusia ka parë gjithashtu një goditje të gjerë ndaj mediave të saj të pavarura që nga fillimi i luftës. Dje, prokurori i përgjithshëm i Rusisë urdhëroi mbikëqyrësin e medias të vendit të bllokojë stacionin radiofonik liberal Ekho Moskvy dhe kanalin e fundit televiziv opozitar Dozhd TV.

Duma do të mblidhet gjithashtu të premten për të diskutuar një ligj të ri që do të dënojë “përhapjen e dezinformatave në lidhje me forcat e armatosura të Federatës Ruse në çdo konflikt ushtarak” me deri në 15 vjet burg”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit