-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Cobra Biologics” nënshkruan marrëveshje për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit

Rekomandime

Kompania Cobra Biologics ka njoftuar të martën se ka nënshkruar marrëveshje me AstraZeneca për të prodhuar vaksinën për COVID-19, me qëllimin që kjo vaksinë potenciale të prodhohet për Britaninë në muajin shtator, raportoi Reuters të martën.

Cobra është kompania e parë e cila nisi punën në prodhimin e vaksinës, e cila fillimisht u zhvillua nga Universiteti i Oxfordit, transmeton KOHA.

- Advertisement -

Vaksina tani njihet si AZD1222 pasi që kompania farmaceutike AstraZeneca i bashkoi forcat me universitetin për ta zhvilluar, prodhuar dhe shpërndarë vaksinën potenciale.

Në muajin maj, drejtori ekzekutiv i Cobra Biologics pati thënë se janë të gatshëm të prodhojnë 1 milion doza vaksine në muaj.

“Cobra së bashku me anëtarët e saj, do të prodhojë vaksinën dhe furnizimet e para do të nisin në Britani në shtator të vitit 2020″, ka thënë kjo kompani në një deklaratë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit