4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

“Coftë Isa”: Disa persona vazhdojnë t’ia urojnë vdekjen Mustafës, pas infektimit me koronavirus

Rekomandime

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ditë më parë konfirmoi se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus. Ajo që mori shumë vëmendje pas kësaj, ishin komentet në njoftimin e liderit politik, ku disa persona i dëshironin vdekjen. E njëjta siç duket po vazhdon ende, jo vetëm nëpër rrjete sociale.

Javën që lamë pas përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Mustafa tha se është infektuar me koronavirus, por se është në gjendje të mirë shëndetësore.

- Advertisement -

“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim to të jem i izoluar.”, ka shkruar lideri i LDK’së.

Derisa gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë stabile, dikush po i uron vdekjen, madje këtë po e bën nëpër hapësira publike.

Në disa pamje të sigurara nga Gazeta Metro, shihet se në lagjën “Arbëria” më saktësisht të shkallët, dikush përmes grafikoneve po tregon urrejtje ndaj Mustafës.

- Advertisement -

“Coft isa. Tigri”, është shkruar në to.

- Advertisement -

Vlen të theksohet se edhe në postimin e para disa ditëve të Mustafës në Facebook, kishte komente të disa njerëzved të cilët luteshin që kreu i LDK’së të mos i mbijetojë koronavirusit, përcjell Gazeta Metro.

“Urime kosov ky esht ni lajm shum fantastik tash po presim ni lajm ma te for pr vdekjen tende”, ka shkruar njëri nga komentuesit.

Tjetri ka vazhduar duke thënë se përmendoren e varrit do t’ia bëjë falas, ndërsa tjetri është lutur që koronavirusi ta rahatojë sa më shpejt Mustafën.

“Mos dilni pa komentuar amin nëse doni që Covidi19 me ja ba letrat ises per “anej””, ka thënë një komentues tjetër.

Kujtojmë se në Kosovë janë 2640 raste aktive të prekura me koronavirus, ndërsa fatkeqëissht 112 persona kanë përfunduar me fatalitet.

Në mesin e të infektuarve ka edhe figura të tjera politike përpos Mustafës si deputetët e LDK’së, Arben Gashi, Kujtim Shala, Visar Hoti, Haxhi Abdyli, nga PDK, Eliza Hoxha dhe Abelard Tahiri si dhe deputetja e AAK’së, Albena Reshitaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit