9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Çollaku paralajmëron që së shpejti Thaçi e Veseli do të kthehen në Kosovë

Rekomandime

Ish këshilltari i ish presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, ka uruar anëtarësinë e PDK-së me rastin e 22 vjetorit të themelimit të partisë.

- Advertisement -

Çollaku në një postim në Facebook ka thënë se kjo ditëlindje e PDK-së është dhimbshme pa praninë e dy ish lidërve dhe themeluesve të PDK-së, z. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Por ai ka paralajmëruar se Thaçi e Veseli do të kthehen shumë shpejt.

“Anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gëzuar ditëlindjen kudo që jeni. Kjo ditëlindje sigurisht që është dhimbshme pa praninë e dy ish lidërve dhe themeluesve të PDK-së, z. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Mirëpo ata do të kthehen së shpejti krenarë dhe fitimtarë si gjithmonë. Urime dhe të mbesim të bashkuar për Kosovën”, shkroi Çollaku në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit