1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Contour Global ia kërkon Kosovës mbi 20 milionë euro – Qeveria e befasuar dhe e zhgënjyer

Rekomandime

Përmes Reutersit, më 17 mars, u bë e ditur se Contour Global, u tërhoq nga projekti i ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”, që kushtonte 1.3 miliardë euro. Duket se asgjë nuk ka përfunduar akoma. Contour Global po ia kërkon Qeverisë Kurti mbi 20 milionë euro kompensim të shpenzimeve. Qeveria në përgjigjet për Gazetën Express, të cilat më pas i ka publikuar edhe në faqen zyrtare në Facebook, sqaron se çfarë përmban letra e kompanisë amerikane dhe a do t’ia japë Qeveria Kurti 20 milionët Contour Globalit.

Kontata që ishte nënshkruar nga Qeveria Haradinaj mes shumë kritikash, u anulua nga vetë kompania me ndërrimin e Qeverisë në Kosovë.

- Advertisement -

Projekti 500 megavatësh, që llogaritej se do të siguronte gjysmën e energjisë elektrike të nevojshme për Kosovën, megjithatë kundërshtohej nga ambientalistët deri te ekonomistët, që konsideronin se Kosova po i jepte shumë kompanisë. Mes tyre, ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje, ardhja e së cilës në pushtet, duket se ndikoi që Contouri të largohej nga Kosova.

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë për Gazetën Express se janë “të zhgënjyer” që Contour Global i njoftoi për shkëputje të kontratës. Tutje bëjnë të ditur se kompania amerikane në letër kërkon 20 milionë euro nga Qeveria.

“MEPTINIS ka pranuar letrën e kompanisë “Contour Global” të 24 majit 2020. Jemi të befasuar dhe të zhgënjyer që Contour Global ka zgjedhur të njoftojë se synon shkëputjen e marrëveshjeve me Qeverinë dhe të parashtrojë kërkesën e pathemeltë dhe të padrejtë për kinse 20.053.125,63 euro shpenzime të zhvillimit të projektit”

- Advertisement -

Letra është marrë, e në Qeverinë e Kosovës kanë nisur angazhimet e një ekipi për të nxjerrë një vendim rreth kërkesës së Contour Globalit.

“Znj. Hajdari [ministrja e Ekonomisë] është angazhuar gjithashtu për t’i siguruar komitetit mbështetjen e nevojshme për vendimmarrjen e duhur. Mbështetja do të përfshijë këshillat juridike nga një ekip i përgatitur dhe i dëshmuar”

- Advertisement -

Në Qeverinë e Kosovës, të pyetur se a do t’i paguaj paratë që Contour Global po i kërkon, thonë se do të veprojnë në përputhje me ligjin.

“Komiteti drejtues i projektit merr vendime në emër të Qeverisë. Si në çdo rast, Qeveria Kurti do të veprojë në përputhje të plotë me ligjin dhe interesin publik, duke u angazhuar për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës”

Kryetari i Komisionit për Financa, Hekuran Murati, ka thënë të mërkurën për Gazetën Express se kompania amerikane i detyrohet Qeverisë së Kosovës, pasi është ajo që është tëhequr nga projekti.

“Kompania Contour Global sipas një njoftimi të publikuar në Reuters, me 17 mars të këtij viti ka deklaruar se tërhiqet nga projektet me qymyr, përfshirë edhe atë në Kosovë. Sipas kontratës, është Contour Global ajo që i obligohet qeverisë me 8 milionë euro për mbulimin e kostove të procesit, për shkak se ka qene Contour Global ajo që ka vendosur të tërhiqet nga projekt”, ka thënë Murati, i cili është deputet i LVV’së.

Në Qeveri thonë se ministrja Hajdari, i ka ftuar për bisedë drejtuesit e kompanisë amerikane dhe nuk iu kanë përgjigjur. Në vend të kësaj i kanë dërguar letrën e shkëputjes së kontratës.

“Letra është vazhdimësi e përbuzjes që Contour Global ka shfaqur ndaj detyrimeve të veta kontraktore. Më 10 mars, Qeveria ka rithemeluar komitetin drejtues të projektit “Energjia nga Linjiti”, që përfshin termocentralin Kosova e Re. Më 12 mars, ministrja Hajdari ka njoftuar përfaqësuesit e Contour Globalit se kërkon diskutime të mëtejshme rreth projektit, në veçanti rreth parakushteve që palët duhej të përmbushnin. Kurse më 17 mars, Contour Global ka njoftuar publikisht tërheqjen e njëanshme nga projekti, duke hedhur poshtë detyrimet kontraktore, duke fajësuar pa bazë Qeverinë dhe duke shprehur spekulime të pabaza mbi çështje politike, në dëm të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Në letrën që e ka publikuar Reporteri.net, thuhet se Contour Global (GenCo) i ka dërguar Qeverisë së Kosovës në baza të rregullta deklaratën e shpenzimeve të shkaktuara të zhvillimit.

“Deri më 31 mars 2020 shpenzimet e shkaktuara gjatë zhvillimit të projektit nga GenCo ishin 31.5 milion euro. Shpenzimet ishin në linjë me buxhetin e kostos së zhvillimit të diskutuara me Qeverinë e Kosovës dhe të paraqitura më 21 mars 2019. Totali i shumës së kostos së zhvillimit i shpenzuar nga GenCo deri më sot tejkalon shumën e 19.7 milionë euro”, shkruan në letër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit