1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

COVID-19 godet rëndë edhe Shqipërinë: Këto janë shifrat alarmante për 24 orët e fundit

Rekomandime

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 840 raste të reja me COVID-19 në 2374 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 16 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit.

- Advertisement -

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

345 raste në Tiranë, 75 raste në Shkodër, 52 raste në Fier, 47 raste në Berat, 42 raste në Vlorë, 33 raste në Kavajë, 24 raste në Gjirokastër, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Pogradec, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Kolonjë, 14 raste në Mirditë, 11 raste në Kuçovë dhe Skrapar, 10 raste në Mat, 9 taste në Gramsh, 8 raste në Kukës, 7 raste në Sarandë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Tepelenë, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Devoll, 3 raste në Durrës, 2 raste në Mallakastër, 1 rast në Bulqizë, Tropojë, Has, Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 331 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.617 që nga fillimi i epidemisë.

- Advertisement -

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Pogradeci, 2 qytetar nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 51-86 vjeç”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

- Advertisement -

COVID-19 – Statistika (06 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 840

Të shëruar ne 24 orë 331

Të shtruar në spitale 479

Humbje jete në 24 orë 16

Testime ditore 2.374

Testime totale 204.008

Raste pozitive 42.988

Raste të shëruara 21.617

Raste Aktive 20.466

Humbje jete 905/euronews

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit