2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur

Rekomandime

Një lajm i keq nga ka ardhur nga Italia ku mësohet se mjeku Drini Dobi ka ndërruar jetë.Dobi prej ditësh ishte i infektuar me Covid-19, ndërkohë që pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore u nis në drejtim të Italisë për shërbim më të specializuar.

- Advertisement -

Dobi u dërgua vetëm 4 ditë më parë në Itali për kurim pas komplikacioneve në shëndet.

Për kurimin e tij u zhvillua një fushatë për mbledhjen e fondeve nga kolegët brenda e jashtë vendit, si dhe nga familjarët.Sensibilizimi mori përmasa të mëdha, ku u hap edhe një llogari bankare, por fatkeqësisht mjeku nuk arriti të mbijetonte.Drini Dobi ishte mjek neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sakaq për humbjen e tij ka reaguar edhe Universiteti i Mjekësisë duke shkruar se “Dr.Drini Dobi nuk ka nevojë për një jetëshkrim.

- Advertisement -

Dr.Drini Dobi është vetë jetëshkrimi. E ka shkruar jetën e tij përmes një lumi të rrjedhshëm, ku kridhen qindra jetë të shpëtuara dhe qindra shpirtra të shëruar. Drini ishte i rrjedhshëm si Drini, në mirësinë e tij.

Drini ishte i rrjedhshëm si Drini, në profesionin e tij.Mjafton të thuash Dr. Drini Dobi dhe ke thënë gjithçkaGjithçka thuhet për një njeri, tek i cili rrjedh natyrshëm dhe vrullshëm virtyti dhe profesionalizmi.Rrjedha e Dr. Drini Dobit do t’u mungojë të gjithëve. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.“

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit