0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Covid-19 në Kosovë ka pësuar rënie prej 16 për qind, të hapen pishinat”

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe ai i Arsimit, Ramë Likaj, sot kanë mbajtur mbledhjen virtuale me kryetarët e komunave, ku kanë diskutuar për rishikimin e masave anti-COVID-19. Aty është diskutuar për mundësinë e hapjes së shkollave në shtator, raporton Gazeta Express

- Advertisement -

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka treguar për Express se në këtë mbledhje është konstatuar se që nga marrja e masave të reja, ka rënie të numrit të të infektuarve me koronavirus për 16 për qind.

Ibrahimi tha se është kërkuar hapja e pishinave në ambiente të hapura.

“Është konstatuar se në krahasim me periudhën para dy javësh, nga dita kur kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID-19 e deri më sot, ka rënie të numrit të të infektuarve për 16 për qind, pra masat kanë pasur rezultat”, ka thënë Ibrahimi.

- Advertisement -

“Është kërkuar hapja e pishinave të hapura për shkak se ka mbetur edhe pak kohë sezoni veror, por duhet të paraprihet me një analizë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”, tha Ibrahimi.

Ai deklaroi se komunat do të rimbursohen për mjetet e shpenzuara për COVID-19.

- Advertisement -

Në mbledhjen e sotme është diskutuar për mundësinë e rifillimit të vitit shkollor nëpër shkolla, e për këtë, komunat do të kenë mundësi të vendosin vetë.

“Janë diskutuar tri modalitete: mësimi të fillojë në shkolla, shkollë-mësim-distancë, dhe mësim online. Komunat do të jenë autonome në vendimmarrje, se cilin modalitet do ta implementojnë varet nga situata në terren. Është rekomanduar që nxënësit e klasës së parë, klasës së dytë, të gjashtë dhe të dhjetë, të fillojnë mësimin nëpër shkolla”, ka thënë Ibrahimi.

Ai theksoi se kryetarët e komunave kanë kërkuar nga Qeveria që këto rekomandime të përkthehen në vendim qeveritar, që komunat të fillojnë zbatimin e tyre

Po ashtu, Ibrahimi tha se kryetarët e komunave janë zotuar se do t’i zbatojnë rekomandimet e IKSHPK-së në fillimin e vitit të ri shkollor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit