Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 viktima si pasojë e COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 9 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërsa, 82 persona janë shëruar nga ky virus.
Numri i infektimeve të reja po rritet cdo ditë dhe tashmë ka arritur në shifra rekorde.
Deri tani në Kosovë janë regjistruar 112 mijë e 653 raste të infektuara me koronavirus.