1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Çoviq: Ndërkombëtarët e zgjodhën Osmanin presidente për ta ekuilibruar Kurtin

Rekomandime

Ish-zëvendëskryeministri i Serbisë dhe politikani serb, Nebojsha Çoviq, ka folur për zhvillimet politike në Kosovës. Ai ka thënë se Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës nga ambasadorët e huaj.

- Advertisement -

Ai thotë se ndërkombëtarët e kanë bërë një gjë të tillë, me shpresën që Vjosa Osmani si presidente do të ekuilibronte natyrën “radikale dhe anarkiste” të kryeministrit Albin Kurti.

“Është qesharake të pretendosh se Vjosa Osmani u zgjodh nga populli. Ajo me të vërtetë mori 300 mijë vota, por vetëm sepse Albin Kurti nuk ishte bartës i listës së Vetëvendosjes, për shkak të vendimit të të Gjykatës Kushtetuese. Shumica e votave të Osmanit janë vota indirekte për Albin Kurtin”, ka thënë Çoviq, shkruan Kosovo Online, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se Vjosa Osmani është zgjedhur nga ambasadorët e huaj, sidomos ambasada amerikane, me shpresën që do të vendosnin ekuilibër në institucione.

- Advertisement -

Çoviq tutje ka thënë se presidentja Osmani tashmë është duke bërë përpjekje që të ndërtojë besueshmërinë e saj me publikun, duke bërë deklarime të ashpëra, sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit