1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

‘Çu dil jashtë’, Gjinovci i thotë Sylës në debat pas një deklarate

Rekomandime

Profesori Bujar Dugolli është përplasur me gazetarin Valon Syla rreth një premtimi që tha se Syla e kishte dhënë në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk i merr mbi 40% të votave në Prishtinë.

- Advertisement -

Dugolli në Pressing tha se Syla kishte deklaruar se nëse kjo ndodhë ai nuk do të dalë më kurrë në televizor.

“Kur u mbajt tubimi i Vetëvendosjes për Prishtinë, dhe ju qeshët me atë fushatë. Unë thashë Vetëvendosja i fiton mbi 60%, ti the që nëse VV-ja i fiton mbi 40% në Prishtinë nuk del më kurrë në televizor”, tha Dugolli.

Pas tij reagoi aktivisti Rron Gjinovci duke i kërkuar Sylës të dalë jashtë.

- Advertisement -

“S’është e vërtetë unë nuk kam thënë kurrë që nuk dalë në televizor, gabim e ke”, ia ktheu Syla.

“S’ma ka marrë mendja, kam mendu që Vetëvendosja nuk i merr mbi 40% në Prishtinë edhe kam gabu. Por ti Bujar e ke më lehtë me qëllu se ke qenë me secilën qeveri. Kur jeni prish me Ramushin jeni hi me PDK-në dhe jeni hi në Universitet mas asaj jeni hi në Vetëvendosje”, vazhdoi Syla.

- Advertisement -

Dugolli tha se Syla duhet të mbajë premtimin dhe të mos dalë me e torturu opinionin.

“Kjo është gënjeshtër e kulluar, unë e kam CV edhe e sheh cka kam qenë unë, mos fol palidhje. Ti duhet me zbatu premtimin dhe mos me dalë me torturu opinionin se je katastrof”, tha Dugolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit