1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Çun Lajçi i reagon atyre që e quajtën Kurtin veteran i rrejshëm: Ai s’ban pazar me troje e me gurët e kufinit

Rekomandime

Aktori dhe poeti i madh shqiptar, Çun Lajçi, i ka thurr lavdata të mëdha kryeministrit Kurti.

Ai përmes një postimi ka kërkuar të mos e shanjnë kot për interesa politike, se populli e din kush është.

- Advertisement -

Një rresht ky ai thotë “Ndoshta s’derdhi gjak sa ju, por djersë më shumë se ju” duket se e ka kundrejt personave të cilët e akuzuan Kurtin si një veteran të rrejshëm.

Postimi i plotë:

M’duket se quhet Albin!

- Advertisement -

M’duket se asht Kryeministër që mua s’me duhet, e atdheut po!

Ju mund t’mos e duroni as madhështinë as vogëlsinë e tij. Mund ta urreni por jo edhe t’flisni mbarë e mbrapsht vetëm pse keni averzion ndaj tij!

- Advertisement -

Ai s’iu prishë me Amerikën nëse ju jeni t’prisht!

Kurkush s’iu fajson pse egoja juej asht thurë gabim e s’duroni hije tjetër, diell tjetër, frymë tjetër, mendim tjetër, fjalë tjetër, e mbi t’gjitha guxim për veprim ndaj hajnit, mashtruesit, fajdexhiut, vrasesit, dhunuesit e shitësit t’Atdheut!

Ai s’ban pazar me troje e me gurët e kufinit!

Ai s’i ka mbushë xhepat me shitëblembje!

Ai s’e don atdheun për lek.

Ndoshta s’derdhi gjak sa ju, por djersë ma shumë se ju po.

Atij mundësh me ia thye kokën n’gurët e kufinit, por gurët me i lëvizë si Ju jo!

Mos e shani kot ju që e keni për interes politik, se populli e din kush asht,e populli nuk shahet pse e don aq shumë!

M’duket se quhet Albin e m’duket se asht Kryeministër. Duroni se m’duket që ka me iu ra mirë edhe juve.

Mua jo!

Unë jam sot për nesër, por gjeneratat po vinë e atyne iu duhet ai, jo ju!

Çun Lajçi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit