Artisti dhe shkrimtari kosovar, Çun Lajçi, tash e disa ditë ka filluar vizita nëpër qytetet e Kosovës ku edhe po i shet librat e tij.
Megjithatë një person përmes rrjetit social në ‘facebook’ e ka kërcënuar shkrimtarin Lajçi me vrasje.
“..por ato libra të dua inshalla sja shoh evladit tim kurrë ne dore se vi e të vras”, shkruhet në mesazhin që i është dërguar e që Çuni e ka publikuar vetë.
Aktori Lajçi na profilin e tij zyrtar teksa ka publikuar fotografitë e mesazhit që ka marrë ka lënë edhe një përshkrim.
“Mbajeni n’mend ket njeri, qe dashka me m’vra?!”, ka shkruar Lajçi.