1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çun Lajçi – Kryeministrit Kurti: “A ka përfunduar fati i Çakorrit a jo?”

Rekomandime

Aktori Çun Lajçi e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se a ka përfunduar fati i Çakorrit, pasi ka thënë se Ramush Haradinaj po iu thotë se jo.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka thënë se po ashtu Haradinaj u ka thënë se Kurti nuk po dëshiron të flasë me Gjukanoviqin, derisa e ka pyetur se a do që të flasë me ta apo me malazezët.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë:

Kryeministër

Tash që u nisa për Kristiansand, deshta me t’thanë, edhe atë që e harrova mbramë:

- Advertisement -

– E kam ba edhe unë nji grimë protestë bashkë me Ty e Ramushin, për Çakorr e Zhleb. Bile me Glaukun kam qenë deri në Livadhet e Gjakut, përmbi Stankaj e jam “gërvallë” me do recitime atyne bjeshkëve boll, por s’po lypi medale jo, veç po ta përkujtoj se Ti as Ramushi kurrë vetëm protestua s’keni!

Nejse, tash na keni harrua, e di, por s’po ankohem për këtë jo! Veç me t’pyet deshta: A ka përfundua fati i Çakorrit a jo, se Ramushi na mbyti tue thanë Jo, s’ka marrë fund demarkimi, veç s’po don me folë Albini, me Gjukanoviqin!

- Advertisement -

Tash, a don me folë me malazezët a po flet me neve, që ta dimë të vërtetën, se dy t’vërteta kurrë s’kanë ekzistu!

Unë si artist, nuk di ma shumë se kaq: Veç, nëse po t’thotë Evropa, mos ua merr paret për rrymë serbëve, thuej ti Evropës, paguaj pra, se i ke krejt paret e taksapaguesve shqiptarë, tash e 70 vjet!

Evropa le t’paguen për ta, mbasi po u dhimbsen, jo ne që na masakruen ndër shekuj!

Tash ditën e mirë se ika, e n’paç porosi për miqtë, fol, se ua çoj selamet!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit