1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Cunami do të kërcënojë gjysmën e popullsisë botërore në 10 vjet

Rekomandime

Sipas raportit të publikuar nga OKB-ja në vitin 2020, fatkeqësitë e shkaktuara nga cunami do të arrijnë përmasa kërcënuese për 50% të popullsisë botërore në 10 vitet e ardhshme.

Raporti thekson se jetësimi paraprakisht i politikave dhe masave të duhura mund të ndihmojë në parandalimin e skenarëve katastrofikë të mundshëm.

- Advertisement -

Duke e përfshirë cunamin në mesin e fatkeqësive natyrore më të rrezikshme, OKB-ja paralajmëroi se urbanizimi dhe turizmi duhet të parandalohen në zonat e kërcënuara nga cunami, përndryshe shumë njerëz mund të vihen në rrezik.

Sri-Lanka, India, Indonezia, Tajlanda dhe Japonia renditen në krye të vendeve më të prekura nga cunami.

Sipas të dhënave të OKB-së dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 260 mijë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e 58 cunameve që kanë goditur rajone të ndryshme të botës në shekullin e fundit.

- Advertisement -

Cunami është një term japonez që përbëhet nga fjalët “tsu” (port) dhe “nami” (valë). Ai përdoret për të përshkruar një seri valësh gjigante oqeanike të prodhuara nga një tërmet i fuqishëm nënujor.

Sipas sizmologëve, tërmetet nënujore me fuqi të paktën 6,5 ballë të shkallës Rihter kanë potencialin të krijojnë cunami. Krahas tërmeteve, cunami mund të shkaktojnë gjithashtu shkarjet e dheut, shpërthimet vullkanike, rrëshqitjet nëndetare dhe rëniet e shkëmbinjve bregdetarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit