3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Dacic: Gjendja në Kosovë është e çmendur, masat e reciprocitetit ndaluan tregtinë përsëri

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, deklaroi se në Kosovë askush nuk po brengoset që të luftoj korona virusin sipas tij, e Prishtina me masat e reciprocitetit përsëri ka bllokuar tregtinë.

Shefi i diplomacisë serbe Dacic për televizioni serb TV Pink tha se situata në Kosovë është çmenduri e shtoi se askush nuk po merret me luftën kundër korona virusit e me masat e reciprocitetit pushteti në Prishtinë përsëri ndaluan tregtinë.

- Advertisement -

Ai komentoi edhe më tej marrëdhëniet mes Prishtinës e Beogradit, e shtoi se në Greqinë antike kur mbaheshin lojërat olimpike ndaleshin luftërat e ndoshta do të ishte normale që në kohë pandemie të ndalen ngacmimet politike, kishte thënë Dacic pa e llogaritur si ngacmim të tijin këtë deklaratë, si zakonisht.

Kryeminstri në detyrë i Kosvës, Albin Kurti, të martën mbrëma kishte njoftuar për vendimin e qeverisë së Kosovës për largimin e tarifave për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, si dhe vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj shtetit serb.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit