1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Dacic në tv kërcënon serbët që po tregojnë varret e shqiptarëve

Rekomandime

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic ka kërcënuar serbët që po tregojnë se ku gjendet varret e shqiptarëve të vrarë e të masakaruar gjatë luftës. Kështu, me këtë deklaratë të tij, ai hapat po e pranon publikisht në një media krimin e shtetasëve të tij, gjë që për popullin e Kosovës është i njohur tash e dy dekada. Sikur të mos mjaftonte kjo ish-ministri i kriminelit Slobodan Milosevic revoltohet pse po tregohet lokacioni i varreve masive.

Në anën tjetër në Washtington e Bruksel ‘po punohet’ nga ana e Serbisë për normalizimin e raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Deklarata e Dacic vjen pikërisht në kohën kur po kërkohet normalizimi i raporteve Kosovë – Serbi.

- Advertisement -

Dacic që nga koha kur mban detyrën e Ministrit, ka pasur një fushatë aktive dhe intensive duke lobuar tek shumë shtete të botës për të mos njohur pavarësinë Kosovës. Dacic në një intervistë për Tv Happy në emision “Çirilica” të datës 29 shtator, ka folur kryesisht rreth marrëveshjes së 4 shtatorit të arritur në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se nuk di se çfarë të bënë me serbët të cilët po tregojnë se ku janë të varrosur shqiptarët në të gjithë Serbinë. Ai ka thënë se serbët tani po flasin lloj lloj budallallëqesh dhe po ju tregojnë shumë informata shqiptarëve dhe kroatëve, sidomos në lidhje me varrezat masive të cilat janë shqiptarët e zhdukur.

Lëreni ju amerikanët, gjermanët, turqit, çfarë të bëjmë ne me serbët? Që ju tregojnë shqiptarëve, kroatëve, e flasin lloj lloj budallallëqesh të ndryshme, e ju tregojnë se ku janë varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”, tha Dacic i nervozuar transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Dacic ka deklaruar po ashtu se disa serbë po bashkëpunojnë me shqiptarët, pasi sipas tij nuk ka mundësi që dokumente sekrete në të cilat flitet për krimet e luftës dhe u realizuan nga shërbimi serb BIA, të bien në duart e njerëzve të UÇK’së.

Ai thotë se kjo nuk ka ndodhur në Prishtinë, por rrjedhja e këtyre dokumenteve sekrete ka ndodhur në Beograd.

- Advertisement -

Gazetari Maric pyet: Të gjitha këto legjenda të zeza kanë dalë nga Beogradi?

Tani jua them, shikoni atë misionin e Vlejko Odalovic për gjetjen e personave të humbur, që pak nga pak shkojnë e hulumtojnë disa lokacione, të cilat i raportojnë disa spiunë të caktuar. E disa njerëz nga prokuroria jonë, prokuroria e krimeve të luftës bashkëpunojnë me shqiptarët. Si ka mundësi që dokumentet nga shërbimet tona, nuk e di nëse është prokuroria, të përfundojnë në duart e UÇK’së”, tha Dacic, transmeton Gazeta Metro.

Më poshtë keni edhe videon tjetër ku Dacic flet rreth kësaj ngjarje.

Dacic që nga koha kur mban detyrën e Ministrit, ka pasur një fushatë aktive dhe intensive duke lobuar tek shumë shtete të botës për të mos njohur pavarësinë Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit