3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Dacic tenton të bëhet interesant, thotë se ‘policia pushtoi veriun e Kosovës’

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq duke folur për situatën në veri të Kosovës, është munduar ta fajësojë këtë të fundit se po shkel marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Madje ai ka shkuar aq larg, sa që ka thënë se Serbia nuk do të lejojë atë që ai e quan “pastrim etnik” të serbëve në Kosovë.

- Advertisement -

“Ata duan të shohin se si do të reagojnë ndaj përdorimit të forcës dhe nëse ajo do të kalojë. Unë jam i sigurt se ka shumë më tepër veprime dhe incidente të mundshme në kokën e tyre që ata mund të bëjnë. Presidenti Aleksandar Vuçiq ishte i qartë – detyrimi i KFOR -it , dmth NATO, e cila formon shtyllën kurrizore të KFOR -it, është të garantojë siguri në përputhje me Rezolutën 1244. Ne i paralajmërojmë ata publikisht se Serbia nuk do të lejojë që spastrimi etnik i serbëve nga Kosova dhe Metohia të përsëritet, siç ka bërë Kroacia në Republikën Serbe Krajina”, u shpreh Daçiq.

Madje sipas tij, çështja e tabelave është dashur të zgjidhet në dialog, dhe jo përmes përdorimit të “forcës”.

“Bëhet fjalë për shmangien afatgjatë të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, të cilën ata e nënshkruan. Garantuesja e asaj marrëveshjeje ishte Catherine Ashton. Ne duhet të kujtojmë vendimin për formimin e Ushtrisë së Kosovës, i cili është në kundërshtim me Rezolutën 1244. Sot, autoritetet e Kosovës pushtuan Kosovën veriore dhe Metohi pa asnjë njoftim. Është një shkelje e drejtpërdrejtë e të gjitha marrëveshjeve, për të mos përmendur taksat, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha. Pyetja e vërtetë është nëse BE mendon se marrëveshja e Brukselit është aktuale apo jo”, tha Daçiç.

- Advertisement -

Ndryshe, në veri po vazhdon të jetë një situatë e tensionuar përderisa atje janë forca të shumta policore dhe protestues në numër të madh serbë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit