4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Daçiq analizon pak: Zgjidhja e problemit me Kosovën i konvenon Trumpit për zgjedhje

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë presion të madh ndaj Serbisë për të zgjidhur problemin me Kosovën që do të përfshinte edhe njohjen reciproke.

Një gjë e tillë i është thënë presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, gjatë vizitës së fundit në Washington në takimin me Sekretarin Amerikan, Mike Pompeo.

- Advertisement -

Një rinisje e mundshme e dialogut po parashihet të ndodh në fund të dhjetorit apo në fillim të vitit 2020. Ndërkohë siç kanë raportuar mediat, SHBA-të e kane vendosur verën e 2020-ës si afat për arritjen e një finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Për një gjë të tillë ka folur sot ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq. Ai ka thënë se zgjidhja e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do t’i përkthehej Donald Trumpit në favor për zgjedhjet presidenciale në të cilat pritet që të garojë përsëri.

Nëse ata do të kenë rezultate të mira në raport me Kosovën, Trump mund të përfitojë në garën e tij”, ka thënë Daçiq për agjencinë e lajmeve ‘Fonet’.

- Advertisement -

Kreu i diplomacisë serbe thotë se zgjidhja e problemit me Kosovën është në interes të SHBA-ve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit