1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Daçiq del kundër Beçiqit, shkak është njohja e pavarësisë së Kosovës

Rekomandime

Kreu i Kuvendit të Serbisë ka suImuar kolegun malazez – kreun e Kuvendit të Malit të Zi Aleksa Beçiq, se nuk është ai që përzihet në punët e brendshme të Malit të Zi, por Podgorica është përzier në punët e brendshme të Serbisë me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe rezolutën për Srebrenicën, shkruan “Kurir”

“Beçiq dhe tjerët me po atë forcë historike me të cilën paraardhësit tanë në Shkodër dëshmuan vëllazëri, premtojë se në punët t brendshme të Serbisë askush nuk mund të përzihet, ashtu si bëri Mali i Zi me pranimin e Kosovës si shtet i pavarur” tha Daçiq.

- Advertisement -

Ai në deklaratën për “ Tanjug” shtoi se gjërat e brendshme të Malit të Zi nuk e interesojnë, as nuk përzihet, duke treguar se as Kosova as Srebrenica nuk janë në Malin e Zi, ndërsa përfaqësuesit malazez morën pjesë edhe në festimin e “stuhisë”.

“Si mund të mos jetë përzierje në punët e brendshme të Serbisë pranimi i Kosovës”?

Daçiq sqaroi se thirrja e tij drejtuar mitropoliti Joanakije për përfshirje në zgjidhjen e krizës politike në Malin e Zi e ka bërë vetëm se konsideron se është e dobishme, që të gjithë liderët që fituan në kohën e protestave të besimtarëve ndaj suImeve në kishën ortodokse të gjejnë zgjidhje për politikë të përbashkët apo me situatën “do kthehet Gjukanoviq në pushtet”.

- Advertisement -

“Beçiq dhe ju tjerët mbani në mend, edhe Milo pat thënë se Serbia po bart ndarjet në Malin e Zi, po e vërteta është se ju jeni vetë përgjegjës për politikën tuaj dhe vendimet që nxisin ndarje, vëllazëria nuk është ajo që po bëni tash e sa vite” tha Daçiq.

Daçiq tha se kreut të Kuvendit malazez i ka dërguar ftesë për vizitë në Serbisë, sepse konsideron se dy shtet dhe popujt janë të afërt e vëllezër dhe se paraardhësit dhe “historia na obligojnë të tejkalojmë problemet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit