4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Daçiq del kundër QUINT’it, thotë se me fushatën kundër Kosovës e ka habitur edhe Putinin

Rekomandime

Ministri i Jashtëm serb i ka injoruar thirrjet e QUINT-it që Serbia të ndalojë me fushatën e lobimit për tërheqje të njohjeve të Kosovës.

- Advertisement -

“Përkundër thirrjeve të QUINT-it, nuk do ta ndali fushatën kundër njohjeve të Kosovës. Ata nuk kanë thënë asgjë të re. Më ka prekur shumë që njerëzit i kanë nënvlerësuar vendimet e disa shteteve për tërheqje të njohjeve sepse nuk është e lehtë të fitoni një dokument të tillë. Madje, edhe në vizitën e tij, Putin kishte shprehur habinë si ia kemi arritur”, ka thënë Daciq.

Ai tha se antifushata është një proces i pandalshëm. “Do të vazhdojmë, nuk kemi dashur gjatë kësaj jave t’i hidhërojmë, duhet të kemi kujdes edhe për gjendjen shëndetësore të atyre që shkruajnë njoftimet nga Prishtina”, theksoi ai.

Në raportimet rreth inkuadrimit të SHBA-së në procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, Daçiq ka thënë: “Nuk do ta marrë Amerika rolin e udhëheqësit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, BE-ja është kryesues në këtë proces, por të gjithë do të angazhohen për të gjetur një kombinim për ndonjë marrëveshje. Dy herë kam biseduar me Boltonin, ata mbështesin shtetin tonë që të arrijmë deri te një kompromis”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit