-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Daçiq: Haradinaj ishte lule në krahasim me Kurtin dhe Osmanin

Rekomandime

“Dialogu sigurisht që nuk varet nga Albin Kurti dhe Vjose Osmani. Nëse do të ishte pyetur Prishtina ose Beogradi, besoj se as nuk do të kishte fillua”, tha kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe kryetari i Partisë Socialiste, Ivica Daçiq, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Sipas Daçiq, problemi për Prishtinën është se Beogradi këmbëngul në një kompromis dhe ai kompromis është, nga këndvështrimi i Prishtinës, një qasje ekstreme.

Ai thotë se në Beograd ishte diskutuar se kush është më i mirë për Serbinë dhe se ata “vranë veten duke vlerësuar nëse ishte Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj apo kryeministri aktual, Albin Kurti”.

“Ne thamë se Haradinaj ishte më e keqja, por tani, Haradinaj ishte lule në krahasim me Kurtin dhe Osmanin”, tha Daçiq.

- Advertisement -

Ai tha se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani, janë një kombinim që ka mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Për Osmanin, e cila mori pjesë në listën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit, ai thotë se është një “refugjate, sepse u zhvendos nga një kamp politik në tjetrin”.

- Advertisement -

“Çfarë lloj dialogu është ai, kur ata thonë në fillim ne nuk e pranojmë Marrëveshjen e Brukselit”, tha ndër tjerash Daçiq.

“Ata nuk pranojnë asgjë dhe për çfarë duhet të bëjmë dialog?”, tha më tej kryeparlamentari serb.

“Dhe temat që Prishtina dëshiron t’i diskutojë janë gjithmonë të njëjtat”, shtoi ai – “dëmshpërblimet e luftës, faljet, kjo, ajo”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit