5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Daçiq lypë vota duke folur kundër Perëndimit e Kroacisë: Ata s’janë gati as për dron, NATO-n e shkatërruam

Rekomandime

Ivica Daçiq, kryetar i Parlamentit të Serbisë, komentoi rrëzimin e dronit në Zagreb në një tubim parazgjedhor në Beograd.

Kreu i listës zgjedhore të koalicionit të mbledhur rreth Partisë Socialiste të Serbisë deklaroi kështu se kroatët “nuk janë gati as për dron”, duke treguar se si Serbia e kishte sulmuar një avion të NATO-s më 1999.

- Advertisement -

“Politika jonë është e qartë, ne e shkatërruam NATO-n. Në listën tonë është Zoltan Dani që e rrëzoi F-117 e padukshëm. Ne e rrëzuam të padukshmen, dhe këta kroatët nuk mund ta rrëzojnë këtë dron… Epo, ata nuk janë gati për dron”, tha Daçiq në një tubimin parazgjedhor.

Agjencia kroate e lajmeve, Index, që e përcjell lajmin, shkruan se avioni F-117 të cilin e përmend Daçiqi, u rrëzua gjatë bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë në mars 1999.

Daçiqi është një nga eksponentët më të zëshëm pro-rus në Serbi. Sapo Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, ai shpejt u shpreh kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Putinit.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit