11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Daçiq në Prizren, në vendlindjen e tij, plaku i thotë: Nuk ke vend këtu!

Rekomandime

Ju kujtohet deklarata e kreut të Akademisë së Serbisë, Vladimir Kostic, se “Kosova nuk është e Serbisë”, kishte reagime, ka ende biseda kafenesh në Serbi. Për një gjë të tillë në një intervistë për “Kosovo Online” ka folur edhe kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq.Sipas tij problemi i Kosovës është shumë vjeçar dhe se është një nyje që duhet të zgjidhet mes Serbisë dhe Shqipërisë.“Nyja e Kosovës është e lidhur me shekuj. Sigurisht janë humbur shumë mundësi për zgjidhjen e saj. Unë gjithmonë kam qenë i mendimit se ky problem duhet të zgjidhet mes Serbisë dhe Shqipërisë. Tani është shumë vonë që të mendojmë se ku është gabuar, prandaj ne duam kompromis. Pra, ne jemi të gatshëm për kompromis, por po e kërkojmë edhe nga pala tjetër”, ka thënë Daçiq në këtë intervistë.

- Advertisement -

Sipas Daçiq mund të thuhet edhe që “Kosova nuk është as shqiptare”.“As Serbia e as Kosova nuk ka sovranitet të plotë mbi territorin e Kosovës. As Kosova si gjoja një shtet i pavarur nuk ka sovranitet të plotë mbi tërë Kosovën. Ky është thelbi i problemit”, ka thënë Daçiq.Ai tutje ka thënë se “Kosova është shtëpi e dytë për serbët dhe shqiptarët që jetojnë atje. E dini unë kam lindur në Kosovë, dhe kur isha në Prizren një burrë më tha që s’kisha vend atje. E pyeta “pse, unë kam lindur këtu? Ai nuk mu përgjigj, ai ndoshta kishte lindur diku në ndonjë bjeshkë të Shqipërisë”.

“Pra, Kosova është e imja, po aq sa është e Kurtit. Kjo është arsyeja pse është shumë mirë të negociohet”, pretendon ndër të tjera Daçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit