1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Daçiq: Nuk vendosim sanksione, si mund ta mbrojmë Kosovën pa Rusinë?!

Rekomandime

Interesi primar i Serbisë është ruajtja e integritetit dhe sovranitetit të saj territorial, ndërsa pa Rusinë, Serbia vështirë se mund ta ruajë pozicionin e saj në OKB, thotë kreu i SPS-së, Ivica Daçiq.

Siç i tha Tanjugut, Daçiq që njëherit është kryekuvendar i Serbisë nëse Moska është me Beogradin, Rusia mund të vërë veton dhe Kosova nuk mund të anëtarësohet kurrë në OKB.

- Advertisement -

“ Ne duhet të shmangim të qenit irracional dhe emocional për situatën aktuale. Nëse jemi të gatshëm të heqim dorë nga Kosova, atëherë mund të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Por nëse nuk jemi gati, atëherë nuk mundemi. Si do ta mbrojmë Kosovën pa aleat? Nuk e vura re se “Kemi një aleat të ri. Sanksionet kundër Rusisë nuk do ta dëmtojnë Rusinë, por Serbinë. Rusia”i mbijetoi “sanksioneve të Malit të Zi, do t’i mbijetonte edhe sanksioneve serbe”, deklaroi Daçiq.

Ai i është referuar edhe faktit që Prishtina nuk e ka lejuar Beogradin të organizojë zgjedhje në Kosovë.

“Nga BE-ja thonë se u vjen keq për lajmin nga Prishtina se zgjedhjet në Kosovë nuk mund të organizohen. Nëse Perëndimi nuk mund t’i bëjë asgjë Kurtit, atëherë si mundet Serbia? Do të ishte një precedent i madh të na vendosen sanksione për faktin pse ne nuk duam të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Nuk besoj se është në interesin e Perëndimit që ta humbasë Serbinë në rrugën evropiane”, theksoi politikani serb.

- Advertisement -

Kreu i SPS-së po ashtu tha se zgjedhjet në Kosovë mund të organizoheshin, por kjo do t’i jepte shkas policisë së Prishtinës për ta kryer aksionin, ndërsa Beogradi do të akuzohej, transmeton Klankosova.tv.

“Pse dikush nuk i thotë Prishtinës – ose do të lejoni votimin, do të zbatoni marrëveshjen e Brukselit, ose ky është fundi i pritjeve tuaja evropiane. Ka më shumë presion mbi ne. Pse? Sepse Prishtina është fëmija i tyre”, ka theksuar Daçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit