2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Daçiq: Pacolli më tha se ia kam shkatërruar karrierën

Rekomandime

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka lavdëruar angazhimin e tij në fushatën e tërheqjes së njohjeve të Kosovës.

Daçiq ka thënë se më fushatën e tërheqjes së njohjeve ndaj Kosovës dëshirojnë ta detyrojnë Prishtinën të pranojë ndonjë lloj kompromisi, derisa shton se ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli i ka thënë se ia ka shkatërruar karrierën.

- Advertisement -

Ata nuk dëshirojnë kompromis, thonë se i kanë njohur 116 shtete. Në rregull, të shohim sa i kanë njohur? Behgjet Pacolli më është ankuar se i kam shkatërruar karrierën dhe më ka pyetur pse i bëj gjithë këto rreth njohjeve. Ne nuk punojmë kundër Kosovës, por dëshirojmë t’i detyrojmë të bëjnë ndonjë kompromis”, deklaroi Daçiq për “Happy Tv”.

Nuk mund ta di se çfarë kanë bërë të tjerët para nesh. Nëse nuk kemi raporte të mira diplomatike, kjo do të thotë se nuk kishin kurrfarë kontakte me atë shtet, se ato shtete nuk kanë ekzistuar. Ata e njohin Kosovën dhe nuk na pranojnë neve. Ne e kemi lejuar këtë. Një situatë si kjo nuk është vetëm në Pacifik”, shtoi ai.

Daçiq ka thënë se Serbia është duke punuar edhe me anëtarë të UNESCO-s dhe INTERPOL-it që nuk janë shtete por përfaqësojnë territore e që kanë votuar në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në ato organizata. Qëllimi i tyre është që ata të zhvendosen në “krahun e Serbisë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit