1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Daçiq – SHBA-së e BE-së: Mos humbni kohë, nuk e njohim Kosovën

Rekomandime

Dje mediat serbe kanë raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian do t’i dërgojnë presidentit të Serbisë, Aleksander Vucicit, një letër, në të cilën sipas tyre do të jetë kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Lidhur me këtë sot ka folur kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic, i cili ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja nuk duhet të humbin kohë me gjëra të tilla, meqë sipas tij, Serbia ka qenë e qartë në qëndrimin se duan kompromis që nuk përfshinë njohjen reciproke.

- Advertisement -

“Është përmendur një letër jo zyrtare, për të imponuar njohjen e Kosovës. Ata nuk duhet të vijnë me një gjë të tillë tek Vuçiq, s’ka nevojë që askush të humb kohë me gjëra të tilla. Ne kemi thënë qindra herë se duam dialog dhe kompromis, por kjo nuk nënkupton që ta njohim Kosovën”, ka thënë Daçiq.

Dacic ka thënë se tashmë situata ka ndryshuar, meqë Kosova nuk mund që ta anëtarësohet në asnjë organizatë ndërkombëtare, derisa ka përmendur edhe shumë vende anëtare të Kombeve të Bashkuara që nuk e njohin Kosovën si shtet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit