-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Daçiq: S’mund të arrihet marrëvëshje për Kosovën para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se nuk mund të arrihet një marrëveshje për Kosovën para zgjedhjeve presidenciale amerikane që do të mbahen në nëntor të këtij viti.

- Advertisement -

Daçiq ka thënë se është pyetje e madhe se kur do të vazhdojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit dhe shtoi se është e pamundur të arrihet një zgjidhje para zgjedhjeve presidenciale në ShBA në nëtor duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë dhe krizës në Prishtinë.

Duke komentuar se cila administratë amerikane do të ishte më e mirë për dialogun, Donald Trump apo Joe Biden, Daçiq tha se Trump do të ishte më i mirë për interesat e serbëve sepse ai inkurajoi disa procese dhe pranoi idenë se një kompromis duhet të arrihet që do të shërbejë në interesat e të dy palëve.

Ai po ashtu tha se Trump nuk mendon se çështja mes dy shteteve ka përfunduar dhe se Serbia duhet vetëm ta njohë pavarësinë e Kosovës, shkruan Tanjug.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit