1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Daja rrah nipin në Malishevë”

Rekomandime

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë.

- Advertisement -

Në Malishevë është arrestuar një person pasi për shkaqe xhelozie e ka kanosur verbalisht gruan me të cilën bashkëjetonte.

“Malishevë 05.02.2022 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti për shkaqe xhelozie, e ka kanosur verbalishtë viktimën femër kosovare, me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit, i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në një rast tjetër në Malisheve është arrestuar një person pasi e ka rr@hur nipin e tij të mitur. Ai është liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

“Malishevë 05.02.2022 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka rr@hur nipit e tij të mitur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Edhe në Prizren u arrestua një person për shkak se suImoi fizikisht djalin e tij.

- Advertisement -

“Prizren 05.02.2022 – 00:20. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është suImuar fizikisht nga babai i tij i dyshuar mashkull kosovar, i cili ishte nën ndikim të alkoolit. I dyshuari me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

E në një rast tjetër në Prizren është arrestuar një person për shkak se ka shkaktuar dh*në ndaj babait të tij.

“Prizren 05.02.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shkaktuar dh*në ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për të Iënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

NË Prizren u arrestua edhe një grua pasi ushtroi dhunë ndaj fëmijës dy vjeçar dhe burrit të saj.

“Prizren 05.02.2022 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dh*në ndaj fëmijës së tyre dy vjeçar dhe më pas ka sulmuar fizikisht edhe ankuesin. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në Drenas janë intervistuar burrë e grua pasi u rr@hën mes veti.

“Gllogoc 05.02.2022 – 00:02. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në qift bashkëshortor, të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovar-e, janë rr@hur mes veti. Të dyshuarit kanë pësuar Iëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit