-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dalin pamje të reja: Pronari i lokalit shqiptar kishte “terrorizuar” edhe një familje tjetër pak ditë më parë

Rekomandime

Pas arrestimit të pronarit të Bar Restorant “Panorama” në Porto Palermo të Himarës për dhunimin e turistëve spanjollë, detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me mënyrën e dhunshme se ai i sillej me vizitorët.

Albeu.com ka siguruar dëshminë e një tjetër vizitori në restorant ”Panorama” në Porto Palermo, i cili thekson se ishin dhunuar nga Mihal Kokëdhima katër ditë më parë vetëm se kishin shkuar për t’u parë në detin që ndodhet pak metra larg biznesit të tij, por që trajtohet si plazh privat.

Bruno tregon se ishin ulur në plazh dhe po prisnin që të vinte kamarieri që të jepnin porosinë ose pagesën, por aty u vjen pronari i restorantit dhe ia hedh nënën nga shezlongu duke i fyer me fjalët më të pista. Në foton e mëposhtme duket momenti kur pronari fyen pushuesit.

- Advertisement -

“U ulëm pranë një çadre duke pritur kamarierin për të paguar lekët dhe të jepnim porosinë, por na erdhi pronari i restorantit aty pranë dhe fillimisht hodhi nënën time nga shezlongu bashkë me peshqirin dhe sendet e saj pasta filloi të na bërtasë dhe ulërasë. U trembëm shumë, megjithëse mund t’i përgjigjesha, por isha me familjen”, tregon Bruno për eksperiencën në këtë restorant.

Turistët theksojnë në platforma të ndryshme online në lidhje me turizmin agresivitetin e pronarit të restorant “Panorama” si edhe mungesën e çmimeve dhe faturat tepër të kripura për peshkun, i cili jepet pa peshë dhe çmim fillestar sipas tyre.

Mihal Kokëdhima u arrestua dje nga policia pasi rrahu pesë turistët spanjollë që kishin shkuar për të ngrënë në restorantin e tij. Pas vonimit të porosisë ata kishin tentuar të largohen edhe prej shërbimit të keq, por u përballen me dhunën e pronarit të restorantit, i cili u nxori edhe thikën duke i kërcënuar. Njëra prej turisteve sipas policisë është dëmtuar më tepër duke marrë mjekim në spital.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit