2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Dalin pamjet e kazinove të reja luksoze në kufirin Kosovë-Serbi

Rekomandime

Javë më parë shteti mbylli dhe demoloi kazinotë ilegale në fshatin Karaçevë të Kamenicës, të tjera kazino janë hapur fortë afër tyre. Ju sjellim pamjet nga kazinotë e reja luksoze në kufrin Kosovë-Serbi.

Në nëntor të këtij viti një projekt infrastrukturor ishte realizuar për të lidhur Karaçevën e Breznicën. Një urë. E promovoi ish-Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati e ai i Bujanocit, Nagip Arifi.

- Advertisement -

Por, kjo urë nuk është e vetmja gjë e përbashkët mes këtyre dy fshatrave shqiptare në kufrin Kosovë –Serbi.

Insajderi ka zbuluar se tashmë në zonën kadastrale që bie në fshatin Breznicë janë hapur kazino të reja. Njëra prej tyre luksoze.

Videot që janë siguruar nga burime të Insajderit e tregojnë që ato tashmë janë aktive dhe kosovarët, por edhe të tjerë i janë kthyer bixhozit, pak ditë pasi që një operacion policor i palës kosovare mbylli kazinotë ilegale në Karaçevë të Kamenicës.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit