1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dalin përgjimet e rusëve: Situata është më keq se në Çeçeni, ushtarët po ngrijnë nga i ftohti

Rekomandime

Lufta që ka filluar një muaj më parë po del të jetë tejet sfiduese dhe me humbje të mëdha për armatën ruse, e cila kishte pritshmëri që brenda pak ditësh të pushtonte qytetet kryesore të Ukrainës. Si dëshmi për këtë ngecje të rusëve, është edhe një telefonatë e përgjuar e një oficeri rus.

Në qytetin jugor të Mykolaiv rusët kishin tentuar ofensivë që në ditët e para, me ushtrinë e tyre e cila gjendej në Krime, por rezistenca ukrainase aty i zbrapsi pushtuesit të cilët tash ndodhen të ngecur në Kherson, një qytet më i vogël afër Mykolaiv.

- Advertisement -

Në telefonatën e cila supozohet të jetë e një oficeri rus i cili i raporton komandës më të lartë për Mykolaiv, ai rrëfen për vështirësitë e shumta që ushtria ruse ka hasur deri më tani.

Oficeri tregon se kjo situatë është shumë më e keqe se ajo e ushtrisë rusë në Çeçeni, 20 vite më parë. Humbjet e mëdha madje kanë shkaktuar krizë të evakuuimit të trupave të vrarë.

- Advertisement -

Më tej, ai tregon edhe për motin e ftohtë i cili aktualisht po mbizotëron atje, duke thënë se gjysma e trupave ruse po ngrijnë.

- Advertisement -

Ai po ashtu thotë se ata s’po bëjnë asnjë avancim drejt Mykolaiv dhe që po sulmohen nga të gjitha anët prej ukrainasve.

Përndryshe, humbjet ruse konsiderohen të jenë diku mbi 10 mijë që prej fillimit të konfliktit më 24 shkurt të këtij viti, madje ukrainasit pretendojnë se së paku 15 mijë rusë kanë gjetur vdekjen në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit