1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dalin të dhënat që zbulojnë 65 udhëtimet nëpër botë të këngëtares së njohur me politikanin shqiptar

Rekomandime

Një skandal i rëndë po qarkullon në mediat online ditën e sotme për ish-ministrin Fatmir Mediu dhe këngëtaren e njohur shqiptare, Eli Fara. Sipas tyre, këngëtarja Eli Fara ka marrë rrogë dhe fonde nga një post drejtues në administratë falë raporteve me ish-ministrin Fatmir Mediu.

Sipas burimeve nga Thesari i Shtetit, Eli Fara, nga muaji janar 2006, deri në muajin gusht 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes “Drejtore Inovacionesh”. Më pas kur ministri Fatmir Mejdiu, kaloi në postin e radhës, zgjodhi që ta kishte në të njëjtin staf.

- Advertisement -

Pasi u zgjodh si ministër Mjedisi, e emëroi këngëtaren si “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale”.

Përveç rrogës, Fara ka lëvizur disa herë jashtë vendit me pretendimin për “udhëtime pune”. Sipas sistemit “TIMS” të viteve 2006-2013, rezulton se ministri Fatmir Mediu dhe vartësja e tij Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 raste të tjerë sërish bashkë në vendet e Bashkimit Europian, duke marrë kështu edhe paratë e dietave, ndërsa shërbimet e udhëtimeve hiqeshin nga buxheti i shtetit.

Por nuk ndalet këtu! Në artikull shkruhet edhe se gjatë kohës që Fatmir Mediu drejtonte Ministrinë e Mjedisit, i ka dhënë vajzës së saj, Marina Farës një fond për një projekt që e reja kishte nisur. “Rinia e Parqet malore,”-ishte emri i projekti.

- Advertisement -

Deri më tani asnjë nga palët nuk ka reaguar për të mohuar apo për të sqaruar pozicionin e tyre në gjithë këtë histori.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit