4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Danush Ademi kërkon urgjentisht të ndahen nga 200 euro për familjet me asistencë sociale

Rekomandime

Kryetari i PDAK-së, Adush Ademi ka kërkuar që të ndahen nga 200 euro për familjet kosovare që jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

- Advertisement -

Më tutje Ademi tha se veprimet e ndërmarrura nga institucionet kanë kufizuar edhe levizjet e tyre për të siguruar ekzistencën dhe kjo që sigurisht ka filluar të ndikoj në mbarë shoqërinë e më e theksuar është te komuniteti Ashkanli të cilin e përfaqësoj, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëqytetar.

- Advertisement -

Situata aktuale e krijuar në Republikën e Kosovës nga “Corona Viruesi”është shqetësim i mbarë shoqërisë dhe Institucioneve të vendit,nga kjo epidemi tani më janë prekur shumë shtete, në mesin e tyre edhe Kosova.

Si Kryetar i PDAK-së ndjej shqetësimin më të madh për familjet Kosovare që jetojn në kushte të rënda ekonomike,pasi që veprime e ndërmarrura nga Institucionet kanë kufizuar edhe levëzjet e tyre për të siguruar ekzistencën dhe kjo që sigurisht ka filluar të ndikoj në mbarë shoqërin e më e theksuar është te komuniteti Ashkanli të cilin e përfaqësoj pasi që e dim të gjithë që është shtresa më e rrezikuar e shoqërisë dhe jetojn në kushte të vështira ekonomike që si të tilla ndikojn edhe në poret tjera të jetës dhe vështirësojn gjendjen edhe më shumë në raste të tilla sikurse në situatën që ndodhemi ne si Kosovë dhe shtete tjera.

- Advertisement -

Duke qenë mirënjohës ndaj Qeverisë që për situatën e krijuar në vend ka ndarë 10 Milion €,për ndërmarrjen e të gjitha masave parandaluese dhe mbrojtëse të këtij virusi,propozoj dhe kërkoj që Qeveris e Republikës së Kosovës kryesisht Ministria e Shëndetësisë të ndaj së paku nga 200 € për familjet që jetojn në varfëri të skajshme të komunitetit Ashkanli,ndihmë kjo që do të lehtësonte shumë përballjen e këtyre familjeve me situatën e krijuar në vend.

Sinqerisht :

Krytari i PDAK-së Danush Ademi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit