Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Dardan Islami, ka thënë se shpreson që lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, edhe kësaj here do ta marrë bekimin e deputetëve.
Islami ka thënë që dëshiron që institucionet e vendit të formohen sa më shpejt.
“Kam një porosi dhe një dëshirë që të merremi vesh sa më shpejt, që ndihmat emergjente kur të bëhet presidenti, të fillojnë më shpejt dhe vaksinimi i popullsisë. Këto janë tri pikat që neve na mundojnë çdo ditë, sepse ne kemi mbetur të fundit pa vaksinim dhe pa shpresë”.
Sipas tij, një koalicion VV -AAK është i mundshëm pas zgjedhjeve.
“Haradinaj ka pasë shumë të drejtë kur e ka quajtur mashtrues Kurtin, sepse ai [Kurti] gjatë fushatës ka luajtur me populizëm. Por koalicioni VV-AAK është i mundshëm. Nëse ka marrëveshje politike, gjithçka është e mundur që vendi të ecë përpara”, u shpreh Islami në Klan Kosova.