6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Dardan Molliqaj i bën thirrje opozitës: Mos merrni pjesë në seancë

Rekomandime

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në fcebook, i ka bërë thirrje opozitës që të mos marrë pjesë në seancën e nesërme.

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, pasi priti sot në takim ambasadorët e QUINT’it, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe Vjosa Osmanin – presidente, vendosi që të thërret seancë të jashtëzakonshme nesër.

- Advertisement -

Kjo pas kërkesës që erdhi nga ambasadorët e QUINT’it që referendumi i Serbisë të mbahet në Kosovë, kërkesë e cila u refuzua nga Kurti.

Mollqiaj tha se opozita duhet ta bojkotojë seancën për shkak se nevojat e Kurtit nuk janë nevoja të Kosovës.

Sipas tij, Kurti ka nevojë për një opozitë që i rri gatitu. “Mos merrni pjesë ne seancën e së shtunës”, ishte thirrja e Molliqajt për opozitën.

- Advertisement -

Vendimit të Kurtit i është bashkuar e gjithë opozita. Megjithatë, PDK-ja tashmë ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në Kuvend, ndërsa AAK-ja do të jetë prezent, ndërkohë që LDK-ja do të vendosë nesër.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Molliqajt:

- Advertisement -

Ftesë opozitës: mos merrni pjesë në seancë!

Nevojat e Kurtit nuk janë edhe nevojat e shtetit të Kosovës. Qëllimet e Qeverisë nuk janë edhe aspiratat e qytetarëve të vendit. Ndërsa, koncensusi politik i shërben vetëm metodave perfide të Kryeministrit. Ai ka nevojë për një opozitë që i rri gatitur.

Gabimet e partive opozitare, bërë në të kaluarën, nuk guxojnë ta përcaktojnë as shantazhojnë rrugëtimin e subjekteve politike. Mendësia e “mëkatit fillestar” duhet ndërprerë. Kjo logjikë merr pengje. Veprimi i lirë është jashtë koordinatave të vendosura nga pushteti obstruksionist. Skenaret e Kurtit e defaktorizojnë opozitën dhe e ngulfasin të ardhmen.

Mos merrni pjesë në seancën e së shtunës!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit